Do kthehem më i fortë se kurrë! |

1 Min Read

Mario Mitaj do të jetë një nga mungesat e mëdha për Shqipërinë në ndeshjet e muajit mars. Mbrojtësi kuqezi ka probleme të vazhdueshme me pubalgjinë, ndaj vendosi që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për t’i dhënë fund shqetësimeve, në mënyrë që të luajë sa më i qetë.

Ndaj futbollisti këto ditë ka udhëtuar drejt Anglisë, por jo për të qenë pjesë e grupit kuqezi që do të përballet në “Wembley” me vendasit. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë në Londër, për të zgjidhur këtë problem që e kishte penalizuar vazhdimisht në sezonin e fundit.

“Çdo gjë shkoi mirë me operacionin. Tani është koha që të shoh për rehabilitim sa më të mirë dhe të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur më i fortë se kurrë të ndihmoj ekipin dhe vendin tim”, shkruante ndër të tjera Mitaj, në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga vetë mbrojtësi shqiptar pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Share This Article
Leave a Comment