“Do godasim dikë..”, Kalaja akuzon: Lidhjet e fuqishme të Veliajt dhe Xoxës ndikuan në emërimet dhe shkarkimet në GJK

4 Min Read

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se, objektivi kryesorë i kësaj qeverie ka qenë gjithmonë të kishin drejtësinë në duart e tyre, duke futur në administratë njerëzit e tyre që kishin në dorë emërimet, shkarkimet, vetingun e deri tek promovimi i njerëzve që aspak nuk kishin lidhje me sistemin e drejtësisë.

Kalaja ka cilësuar se, largimi i Elsa Toskës, dorëheqja e saj do të ishte nisja e një puçi në Gjykatën Kushtetuese.

Adriana Kalaja:

Nëse do ti rikthehemi, që në 2015, ky ka qenë objektivi kryesorë. Që në të gjithë administratën e qeverisjes së sistemit të drejtësisë të ishin njërëzit e tyre të ishin njerëzit që kishin në dorë emërimet, shkarkimet, vetingun edhe deri në promovimet e disa njerëzve që nuk kishin lidhje me sistemin e drejtësisë.

Zonja në fjalë është një fakt i njohur botërisht në sistemin shqiptarë është nga ato juristet që nuk ka bërë një padi në gjykatë, ose një kallëzim penal dhe absurdi është që në këtë nivel kaq të ulët në raport me atë që kërkon një institucion si KLGJ. Pra është qeverisja e sistemit të drejtësisë, nga aty fillojnë emërimet, menaxhimi i këtij pushteti shumë të rëndësishëm që duhet të ishte I pavarur por koha po tregon.

Lidhjet e saj kanë qenë të fuqishme që në fillim e Ajola Xoxën, Erion Veliajn. Ajo që në të gjithë këtë situatë, mua jo se më bëri përshtypje por më zgjidhi dilemën, është pse filloi tani kjo situate në GJK.

Ajo është jo ikje e rastësishme, jam krenare që kam qenë nga të parët që nuk ka arsye personale, deri më sot ne do ta dinimin kush është arsye personale. Këto e kanë në natyren e vet, po i dha urdhë shefi këto sëmuren.

Si Lindita Nikolli, iku se ishte smurë, sot kandidon tek lista e Tiranës. Është shëndeti para të gjithave.

Edhe kjo zonja është larguar me urdhër. Pas kësaj ka një zingjir, e fillon Sokol Sadushi dhe vijon.

Këto nuk kishin vetëm qasjen për të kapur sistemin por donin dhe njerëzit e tyre. Ata që kishin marrë benefite nga fondacionet e Veliaj dhe Xoxës që të ishin në krye. Sadushi u vë në lëvizje për gjoja vendin vakant. Tani nuk meret më sepse nëse del vendi vakant i Elsa Toskës, e para ka përgjegjësi ligjore për të thën pse po lë mandatin.

Nëse Toska largohet është nisja e puçit kushtetus në GJK. Toska u largua, bëhet një mbledhje e trupës së anëtarëvë të GJK të cilët vendosin për ndërprerjen e mandatit të Olta Zaçes u bën dy.

Kush është i treti, do godasim dikë brenda GJK përpos faktit që nuk na është bindur por një individ që ska mbrojtje nga pushteti.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment