Aksidenti në Patok/ Katër të plagosurit transportohen drejt Spitalit të Traumës |

1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në vendi i quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës. Një grua ka marrë lëndime në kokë kurse tre të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht mbeten ende të panjohura shkaqet e këtij aksidenti. Njëra prej automjeteve të përfshira në aksident ka përfunduar jashtë rruge.

Share This Article
Leave a Comment