KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Koçan ka shkaktuar shqetësim e makth për familjarët e personave që kanë marrë pjesë në koncertin që la viktimë 51 persona. Ky numër i viktimave dhe numri i lartë të plagosurve ka shqetësuar familjarët nesë fëmijët, të afërmit e tyre janë mes emrave të viktimave apo mes të të shpëtuarve.
Në mungesë të kontaktit me të afërmit e tyre dhe të dëshpëruar për të ditur ndonjë inofrmacion për fatin e tyre shume persona kanë nisur të postojnë foto dhe kontaktet në rrjetet sociale për të mësuar më shumë për ata.
Në rrjetet sociale, disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit po postojnë foto të fëmijëve dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.
Zjarri në klubin e natës shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total. Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin.






