Zbardhen 9 raste vjedhjesh, pranga 37vjeçarit në Tiranë

1 Min Read

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar 9 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave.

Për këtë është arrestuar një 37vjeçar, i dënuar me parë për vjedhje.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37vjeçarit.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

Share This Article
Leave a Comment