“Yankees, shkoni në shtëpi!” Groenlandezët protestojnë kundër planeve të Trump për të marrë ishullin |

2 Min Read

Rreth 1,000 grenlandezë marshuan të shtunën në kryeqytetin Nuuk, duke protestuar kundër vërejtjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump mbi sovranitetin e vendit të tyre.

Protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit dhe marshuan drejt ndërtesës së konsullatës amerikane që ndodhet në periferi të qytetit. Duke bërtitur parulla në gjuhën grenlandeze, turma e zemëruar u shpreh se Grenlanda është e tyre, duke mbajtur flamurin e tyre.

“Stop kërcënimeve dhe agresionit! Mos e pushtoni vendin tonë. Nuk jeni të mirëpritur Yankees”, shkruhej në disa pankarta gjatë tubimit. Mute Egede, ushtrues detyre i kreut të qeverisë së Grenlandës dhe Jens Frederik Nielsen, udhëheqësi i demokratëve, iu drejtuan turmës, duke kujtuar se Groenlanda u përket grenlandezëve dhe vizioni i Trump për të aneksuar vendin e tyre ishte “i papranueshëm”. Një demonstratë e ngjashme u organizua edhe në qytetin Sisimiut, në Grenlandën veriore.

Demonstruesit kënduan himnin grenlandez “Nunarput Utoqqarsuanngoravit” – një këngë krenare për krenarinë, identitetin dhe respektin për traditat e Groenlandës – jashtë konsullatës së SHBA.

Kryetarët e të pesë partive politike që tani kanë anëtarë në parlamentin e Groenlandës, Inatsisartut, thanë se nuk mund të pranojnë deklaratat e përsëritura të Trump për aneksimin e vendit të tyre.

Udhëheqësit e partive Demokraatit, Naleraq, Inuit Ataqatigiit, Siumut dhe Atassut thanë në një deklaratë të përbashkët se sjellja e Trump është “e papranueshme”.

Trump të enjten vuri në pikëpyetje sovranitetin e Danimarkës mbi ishullin dhe tha: “Danimarka është shumë larg dhe nuk ka asgjë për të bërë. Çfarë ndodhi? Një varkë u ul atje 200 vjet më parë ose diçka e tillë. Ata thonë se kanë të drejta për të, dhe nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Unë në fakt nuk mendoj kështu.” Ai tha se ka qenë në kontakt me Danimarkën dhe Grenlandën dhe “ne duhet ta bëjmë atë” – të fitojmë ishullin.

Share This Article
Leave a Comment