Volejboll/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë për femra |

1 Min Read

Ekipi i Tiranës në volejboll për femra ka befasuar të gjithë në qytetin e Korcës, duke mundur 3-2 Skënderbeun vendas në finale dhe fituar Kupën e Shqipërisë për këtë sezon (16-25, 25-15, 17-25, 25-18, 15-11).

Një fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, që arrin të fitojë një trofe të rëndësishëm ndaj korcareve, që ishin favorite, duke qenë se komandojnë në kampionat dhe luanin në fushën e tyre.

Por vajzat bardheblu, edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh, arritën të rikuperojnë dhe në fund të fitojnë ndeshjen. Meritë e një grupi vajzash  që besoi deri në fund dhe trajnerit Gorenxa.

Skënderbeu luajti me hope, duke mos ruajtur të njëjtin ritëm në cdo set, ashtu sikurse edhe Tirana. Gjithcka u vendos në setin final, aty ku kryeqytetaset u treguan më të sakta e përfituan nga gabimet e kundërshtarit.

Share This Article
Leave a Comment