Papa Françesku përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin ka shprehur ngushëllimet e tij pas tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona.
Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.
Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ka shpallur 7 ditë zie për shkak të zjarrit që ra në lokalin e natës dhe ku humbën jetën 59 persoan dhe rreth 155 kanë marrë lëndime.