Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama: Jam pa fjalë, mbetemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë

2 Min Read

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë në diskotekën ku për shkak të një zjarri, kanë humbur jetë mbi 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme”, shkruan ai në një postim në “X”.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur ngushëllimet dhe kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme qe mund të jetë e nevojshme.

“I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan ai.

Reagimi i Ramës

Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.

I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.

The post Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama: Jam pa fjalë, mbetemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment