Tragjedia në Koçan, merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi |

1 Min Read

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është thirrur në pyetje në Stacionin Policor të Karposhit.

Tashmë prej disa orësh ai po mbahet në stacion policor, lidhur me licencën fallco të lëshuar për diskotekën ku humbën jetën të paktën 59 të rinj.

Para disa çaste atij i erdhi në ndihmë edhe avokati dhe nuk ka informacione se në çfarë drejtimi po zhvillohet intervistimi i tij ose nëse do ti shtohet listës së personave të dyshuar.

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase.

Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi.

Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie.

Share This Article
Leave a Comment