Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut, futbollisti i Shkupit përfundon në spital |

1 Min Read

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov ndodhej në diskotekën që mori flakë në Koçan.

Ai ka arritur të dalë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Shtipit në gjendje të mirë shëndetësore.

Lazarov ka lindur pikërisht në Koçan, është 25 vjeç dhe është ish-anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar një paraqitje.

Te Shkupi u bashkua në fillimin e këtij sezoni ndërsa deri tani ka luajtur 10 ndeshje.

Burime zyrtare nga autoritetet maqedonase bëjnë me dije që 51 të rinj humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën duke shënuar një nga tragjeditë më të mëdha në vend.

Share This Article
Leave a Comment