Tragjedia me 51 viktima në Koçan, publikohen pamjet nga momenti kur tavani i klubit të natës përfshihet nga flakët

2 Min Read

KOÇAN- Pamje të reja janë publikuar nga zjarri i madh që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në një klub natë në Koçan ku humbën jetën 51 persona. Nga pamjet e publikuara duken momenti kur tavani i lokalit është përfshirë nga flakët ndërsa të pranishmit po ndiqnin një koncert të një grupi muzikor. Pasi zjarri është pikasur është tentuar të fiket por autoritetet kanë raportuar se ajo është përhapur me shpejtësi duke dalë nga kontrolli.

Pamjet

Të pranishmit nuk kanë nguruar ti bëjnë video zjarrit i cili përparonte çdo sekond edhe më shumë. Ajo që vihet re është që të rinjtë që ndodheshin në klubin e natës nuk janë aspak të panikosur ndërsa sipër kokës kanë një zjarr i cili u mori jetën 51 personave.

Pamjet

Zjarri shpërtheu në një klub nate në qytetin Koçani në Maqedoninë e Veriut  në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 51 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

Pamjet

Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

Share This Article
Leave a Comment