Shpërthen në flakë bombola në një banesë në Durrës |

1 Min Read

Një bombol kampingu ka marrë flakë mesditën e sotme në një banesë pas Maozoleumit e Dëshmoreve në Durrës.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të lokalizohet për rrjedhojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, po ashtu pronari i banesës ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Automjetet zjarrfikëse e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të rrugëve të ngushta dhe makinave të parkuara keq.

Forcat zjarrfikëse bëjnë apel që bombolat e kampingut të mos përdoren për gatim, pasi janë tepër të rrezikshme.

Share This Article
Leave a Comment