Rey Manaj tund rrjetën para sfidës me Anglinë (Video) |

1 Min Read

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor luan momentalisht përballë Hatayspor në transfertë. Kjo ndeshje është momentalisht 3-2 në favor të vendasve.

Ndërkohë që Manaj shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 58-të të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën.

Një sinjal mjaft i mirë nga sulmuesi lushnjar, i cili gjen golin pikërisht në prag të grumbullimit të tij me Kombëtaren. Ai do të jetë pjesë e kuqezinjve në ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.

Share This Article
Leave a Comment