Protesta kundër mbylljes së TikTok, Garo: Demokratët dhe rinia do ta ngrenë zërin gjithmonë

1 Min Read

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në rrjetin e saj social ka publikuar disa foto nga protesta e sotme kundër mbylljes së TikTok.

Garo shprehet se demokratët dhe rinia do të ngrejnë zërin gjithmonë. Ajo nënvizon se me 11 maj do ti kthehet dinjiti çdo shqiptari.

“Me të rinjtë opozitarë kundër censurës dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes!

Problemi i Shqipërisë nuk është TikToku – është kjo qeveri që i shtrydh dhe i dhunon qytetarët çdo ditë! Por demokratët dhe rinia do ta ngrenë zërin gjithmonë, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë!

Më 11 Maj, bashkë do t’i kthejmë dinjitetin çdo shqiptari dhe do të punojmë fort për t’i dhënë Shqipërisë madhështinë që meriton”, shkruan Garo.

Share This Article
Leave a Comment