Plasin polemikat politike për filmin e ri “Borëbardha”: Nuk duhet të ketë as xhuxhë

8 Min Read

Askush nuk do ta besonte se lufta në Gaza do të kishte kaq shumë ndikim në një film të Disney. Por “Borëbardha” një version i ri i klasikut të animuar të vitit 1937, “Borëbardha dhe 7 xhuxhët” është bërë shkak për përplasje sociale dhe politike, madje edhe para publikimit të tij global javën e ardhshme.

Shkak u bënë disa reagime ndaj rolit të heroinës që luhet nga aktorja Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane. Kohët e fundit, ka pasur polemika si për komentet pro-palestineze të Zegler, ashtu edhe për komentet pro-izraelite nga aktorja izraelite Gal Gadot, e cila luan rolin e Mbretëreshës së keqe, njerkën e Borëbardhës. Sikur të mos mjaftonin këto, ka edhe një debat të vazhdueshëm nëse duhet të kishte xhuxhë në film.

Regjisori i filmit, Marc Webb thotë: “Unë mendoj se të gjitha historitë e mira evoluojnë me kalimin e kohës. Ato bëhen reflektime të botës në të cilën jetojmë”. Reagimet ndaj Borëbardhës pasqyrojnë aspektet e polarizuara të botës së sotme. Ashtu si retorika politike anembanë botës, komentet ndaj filmit kanë qenë të zhurmshme, me inat dhe ndonjëherë edhe të shëmtuara.

“Borëbardha” ka nisur të xhirohet që në vitin 2019 dhe filloi më intensivisht me Zeglerit në vitin 2021. Që atëherë janë shtuar sulmet ndaj të ashtuquajturës nisma “Woke” e tij, duke e vënë filmin në shënjestër të opinioneve që nuk kanë të bëjnë shumë me përrallën ku bazohet.

Një artikull i kohëve të fundit i “Hollywood Reporter” ngriti pyetjen: “Mos ndoshta disa gabime të PR-it, bashkë me frymën anti-woke e kanë transformuar marketingun e fimit në një mollë të helmuar?”.

Bordi redaktues i New York Post, në pronësi të Rupert Murdoch, manjatit konservator, kompania e të cilit zotëron gjithashtu Fox News e shpall filmin një katastrofë financiare që përpara se të shfaqej.

Debati për transformimin e filmit

Filmi origjinal kishte nevojë për një përditësim nëse do të riprodhohej. Në kohën e tij, ai arriti një nivel të lartë për filmat e ardhshëm të animuar të Disney-t. Menjëherë pas daljes së lajmit për rolin, Zegler tha për emisionin televiziv “Extra” se në Borëbardhën e vjetër “kishte një fokus të madh në historinë e saj të dashurisë me një djalë, që fjalë për fjalë e përndjek”.

Në fakt, filmi origjinal ajo tha se ai “kërkoi shumë larg” për ta gjetur atë pasi ra në dashuri me shikim të parë, dhe ai zhduket në pjesën më të madhe të filmit, kështu që nuk ka nevojë ta marrësh shumë seriozisht këtë koment. Zegler megjithatë qeshi kur e tha këtë. Në rrjetet sociale ajo u akuza se ishte kundër dashurisë.

Disa njerëz hodhën poshtë idenë se një aktore latine mund të luante një personazh të quajtur “Borëbardha”. Ky ishte një reagim i ngjashëm me atë të përjetuar nga aktorja me ngjyrë Halle Bailey kur ajo luajti Arielin në “Sirena e vogël” të vitit 2023.

Filmi u pengua edhe më shumë sepse aktoret kryesore të tij shprehën opinione politike. Në “X” në gusht 2024, Zegler falënderoi fansat për përgjigjen ndaj trailerit të “Borëbardhës” duke shtuar, “dhe kujtoni gjithmonë Palestinën e lirë”.

Gal Gadot and Rachel Zegler in a scene from Snow White – both stars have faced a backlash for their political views (Credit: Disney)

Gadot ka postuar mbështetjen e saj për Izraelin në mediat sociale, dhe veçanërisht që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ka qenë hapur në mbrojtje të vendit të saj dhe kundër antisemitizmit. Kjo çoi në disa thirrje nga komentuesit pro-palestinezë të mediave sociale për të bojkotuar filmin thjesht sepse ajo është në të.

Komentet për filmin u intensifikuan pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Zegler postoi në Instagram se ishte “zemërthyer” dhe e frikësuar dhe se shpresonte se “votuesit e Trump dhe vetë Trump nuk e njohin kurrë paqen”. Si kundërpërgjigje, Megyn Kelly, ish-gazetarja e lajmeve të Fox sulmoi Zegler duke thënë në emisionin e saj në radio: “Kjo grua është një derr” dhe se Disney do të duhej të ndryshonte rolin e saj. Zegler u kërkoi falje më pas votuesve të Trump, duke thënë “Unë i lashë emocionet e mia të më rrëmbenin”.

Çështja e xhuxhëve

Peter Dinklage was an early critic of the remake, questioning the decision to tell a "backwards story of seven dwarfs living in a cave together” (Credit: Alamy)

Peter Dinklage aktori më i njohur në botë me xhuxhizëm vuri në dyshim të gjithë projektin përpara se të dilnin shumë detaje, duke e quajtur filmin e vitit 1937 “një histori e prapambetur e 7 xhuxhëve që jetojnë në një shpellë së bashku”. Disney reagoi të nesërmen, “Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po marrim një qasje të ndryshme për këta 7 personazhe.”

Siç u mësua më vonë, 7 personazhet janë të animuar dhe Disney i ka riklasifikuar ata si “krijesa magjike” dhe jo si xhuxhët. Megjithatë nga traileri ata duken tamam si xhuxhë. Ata quhen sërish “I lumturi”, “I mërzituri”, “I përgjumuri”, “I turpshmi”, etj.

Por edhe ky ndryshimet ka shkaktuar një reagim të ashpër nga disa njerëz me xhuxhizëm që kanë akuzuar Disney për privimin e tyre nga rolet e aktrimit. Mes kësaj vorbulle polemikash, Disney ndryshoi trajtimin tradicional të tapetit të kuq që jepet zakonisht për një film kaq madhor. Premiera u zhvillua në Spanjë më 12 mars dhe premiera në Los Angeles do të zhvillohet në një orë të pazakontë gjatë pasdite. Gazetarët e rregullt të tapetit të kuq nuk janë ftuar edhe pse nuk bëjnë pyetje të vështira.

Megjithatë, përpjekja për të shmangur më shumë mosmarrëveshje politike dhe sociale nuk është problemi i vetëm i Disney-t me Borëbardhën. Ka shumë spekulime në internet se filmi mund të jetë thjesht i keq.

“The Guardian” e quajti trailerin e sapopublikuar “gjëja më e shëmtuar e kryer ndonjëherë në ekran”. Filmi ka këngë të reja nga Benj Pasek dhe Justin Paul, ekipi që qëndron pas “La La Land”. Parashikimet janë që në fundjavën e parë filmi të grumbullojë rreth 50 milionë dollarësh, shumë pak për një film që ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë.

Natyrisht duke pasur parasysh se “Moana 2” ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë dhe “Mufasa: The Lion King” shkoi në më shumë se 712 milionë dollarë debakli që çoi në hapjen e Borëbardhës mund të mos e dëmtojë fare atë në arkëtime. Ose filmi mund të bëhet viktimë e momentit të tij, një princeshë përrallash e mbuluar me baltë. ©BBC, LAPSI.al

Share This Article
Leave a Comment