PD: 11 maji është ditë zgjedhjesh, të negociohen data të reja për zhvillimin e “Giro d’Italia” në Shqipëri!

3 Min Read

TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me “Giro d’Italia” që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj Vangjeli u shpreh se “Giro d’Italia” i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.

Ajo theksoi se itinerari i eventit përfshin qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës nis në datën 9 Maj, e vijon në datat 10 dhe 11 Maj.  Sipas saj data 11 Maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit pasi përkon edhe me datën e zgjedhjeve.

Vangjeli theksoi se Partia Demokratike kërkon të negociohen data të reja për zhvillimin e këtij eventi duke qenë se strukturat mbështetëse të këtij eventi kulturor ku përfshihet edhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

“Edicioni i 108 i ‘Giro d’Italia’ që do të zhvillohet në Shqipëri në Maj i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit. Më herët është alokuar fondi 1 milion euro për organizatorët , ndërsa në datën 6 Mars me anë të VKM nr.147 u miratua fondi 4 milion euro për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’ dhe diferenca pritet të akordohet në vijim.

Itinerari i eventit përfshin qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës nis në datën 9 Maj, e vijon në datat 10 dhe 11 Maj, kjo e fundit ditë që përkon me datën e dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Në kuadër të zhvillimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm për shqiptarët, data 11 Maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon të negociohen data të reja për zhvillimin e këtij eventi duke qenë se strukturat mbështetëse të këtij eventi kulturor ku përfshihet edhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor,” tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment