Pastë ndriçimin e Perëndisë!

1 Min Read

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”.

Share This Article
Leave a Comment