Paska ndryshu çdo sen |

2 Min Read

Egli Tako ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas largimit të saj për arsye shëndetësore. Gjatë një prononcimi emocionues, ajo tregoi sfidën që ka kaluar dhe arsyet që e shtyjnë të kërkojë rikthimin në lojë.

“Ka qenë një ndër gripërat më të vështirë, që kaloi në mushkëri. U bashkua dhe me rëndesën emocionale, erdhi një pikë që më lanë fuqitë. Mendoj se kisha nevojë të merrja frymë, kisha nevojë të ndieja dashurinë e sinqertë, pavarësisht se i gjeta në një gjendje jo të mirë në shtëpi,” – u shpreh Egli.

Ajo gjithashtu zbuloi një detaj personal që e motivoi edhe më shumë në këtë vendim: “Mami sot ka ditëlindjen dhe dje, para se të isha këtu, i thashë se ky rikthim është për ju dhe për të vënë në vend dinjitetin tim.”

Banorët u surprizat nga hyrja në shtëpi eEgli Takos. Ajo që ra në sy ishte ngurimi i banores për të takuar Gjestin.

“Paska ndryshu çdo sen”, reagoi ai i habitur.

Në një koment të bërë më vonë në Dhomën e Rrëfimit, Gjesti u shpreh se ka gjëra për të sqaruar me Eglin:

“Më erdhi mirë, se nuk më pëlqeu mënyra si doli. M’u duk e ftohtë, por na kanë ngelur shumë gjëra pa sqaruar”.

Share This Article
Leave a Comment