Pas ndarjes nga jeta të Janullatosit, Sinodi zgjedh kryepeshkopin e ri të Shqipërisë së Kishës Ortodokse Autoqefale

1 Min Read

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.

Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore.

“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njoftoi Sinodi i Shenjtë.

Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë

Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë.

Share This Article
Leave a Comment