Manuel Neuer, Jamal Musiala, Alphonso Davies dhe Joshua Kimmich.
Këta janë yjet që kanë rinovuar së fundmi te Bayern. Firma më e bujshme ishte ajo e Kimmich, i cili e vonoi shumë përgjigjen e tij, por në fund pranoi ofertën e klubit bavarez.
Mediat gjermane raportojnë se një tjetër lojtar po bëhet gati për të rinovuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Eric Dier.
Kontrata e anglezit përfundon verën e ardhshme dhe deri tani Bayern nuk ka treguar interes për rinovim, por duket se në Mynih kanë ndryshuar mendje.
“Ai e ka treguar veten me performancat e tij dhe po mendojmë për vitet e ardhshme. Brenda pak javësh do të nisim diskutimet për kontratën e tij të re”, tha drejtori sportiv Max Eberl.