Parashikimi i superkompjuterit/ Barça është favorite për Championsin, Real-i nuk llogaritet fare |

2 Min Read

Eliminimi i Liverpulit nga PSG-së në raundin e 16-të ka ndryshuar parashikimet e superkompjuterit të “Opta”-s për favoritin kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve.

Pas humbjes në “Anfield”, Barcelona ka kaluar në vendin e parë si favorite kryesore për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij viti. Dhe superkompjuteri i “Opta”-s i jep ekipit të Hansi Flik një shans 20.4% për të fituar trofeun veshgjatë.

Disfata e “Reds” gjithashtu e vendos PSG-në si favoriten e dytë për titull, me një shans 19.3% për të fituar. I treti në podium në këtë renditje është Arsenali, të cilit superkompjuteri i “Opta”-s i jep një përqindje prej 16.8.

Interi, skuadra e vetme italiane që kualifikohet në këto çerekfinale të Ligës së Kampionëve, është favoriti i katërt me 16.4% shanse për të fituar titullin në kompeticionin kryesor të klubeve kontinentale.

Është e habitshme që Real Madridi, pavarësisht se mundi Atletiko Madridin me penallti, mbetet favoriti i pestë për të ruajtur titullin. Superkompjuteri i “Opta”-s u jep atyre vetëm 13.6% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pas “Galaktikëve” në këtë renditje, superkompjuteri vendos Bajern me vetëm (9.7%) Është disi e çuditshme që klubi bavarez, pavarësisht se mposht me shifrat e thella në të dyja ndeshjet Bajer Leverkusen, sërish qëndron shumë larg pretendentëve, shto faktin që finalja do të mbahet në shtëpinë e tyre, “Allianz Arena”.

Aston Vila (2.8%) dhe në vendin e fundit Borusia Dortmund (1%). Si funksionon superkompjuteri i “Opta”-s? Modeli vlerëson probabilitetin e çdo rezultati të ndeshjes (fitore, barazim ose humbje), duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e fuqisë së “Opta”-s.

Shanset dhe renditjet bazohen në performancën historike dhe të fundit të ekipit. Konkursi është simuluar 10,000 herë për të gjeneruar një projeksion përfundimtar për çdo ekip.

Share This Article
Leave a Comment