Nuk po gjejmë dot motrën… –

1 Min Read

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. “Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva sipas medias vendase.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Share This Article
Leave a Comment