Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngushëlluar familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Berisha shkruan se, në emrin e tij dhe të PD, u uron shërim të shpejtë të të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.
Mesazhi
Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut
Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme.