Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri |

2 Min Read

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.

Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore.

“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njoftoi Sinodi i Shenjtë.

Më 30 janar, me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë

Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.

Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë.

Share This Article
Leave a Comment