Leao nuk ka më durim, i vendos Milanit një kusht për të mos u larguar në verë |

1 Min Read

Rafal Leao po kalon sezonin e tij të gjashtë te Milani dhe duket se po vjen fundi i aventurës së tij kuqezi në Milano.

Sulmuesi anësor nuk ka besimin e klubit dhe problemi i tij është mungesa e qëndrueshmërisë. Klube si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Barcelona kanë shfaqur interes për portugezin.

25-vjeçari duket se nuk ka raporte të mira me trajnerin Sergio Conceicao, kështu që ka njoftuar klubin se me këtë trajner nuk e sheh të ardhmen te Milani.

Calciomercato shkruan se Leao mund të vijojë te “Djalli” vetëm me një kusht, nëse në Milano rikthehet trajneri Massimiliano Allegri.

Share This Article
Leave a Comment