Kanye akuzon Kardashians: Sikur jam në burg

3 Min Read

Kanye West akuzoi familjen Kardashian, Disney dhe Hulu për kufizimin e prindërimit të tij me katër fëmijët e tij dhe të Kim Kardashian.

Të shtunën, reperi i “Gold Digger” shkoi në X, duke shkruar disa postime në Twitter rreth marrëveshjes së tij të diskutueshme të bashkë-prindërimit me bashkëthemeluesen  e Skims.

“Po, unë jam i inatosur me njerëz që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më fusnin në burg,” shkroi ai.

Nuk dua thjesht ti takoj fëmijët e mi. Dua të kem dhe unë të drejtë të vendos sesi duhet të rriten fëmijët e mi, Si duhet të vishen?, Ku shkollë të shkojnë?, Kush janë miqtë e tyre?,” shtoi reperi.

“Të gjitha këto të drejta mi kanë mohuar familja Kardashian, Hulu dhe Disney”.

West, 47 vjeç, më pas e krahasoi takimin me katër fëmijët e tij – North, 11, Saint, 9, Psalm, 7 dhe Chicago, 5 – me “vizitën” në burg.

Postimi i fundit i artistit vjen disa orë pasi ai sulmoi Kardashian , për vendimin e tij për të shfaqur vajzën e tyre të madhe, North, në një këngë me një Sean “Diddy” Combs.

West zbuloi se Kim u përpoq të bindte një gjyqtar që të bllokonte publikimin e këngës, e cila titullohet “Lonely Roads Still Go to Sunshine”.

Në një postim të fshirë që atëherë, themeluesi i Yeezy ndau një pamje të ekranit që tregon atë që dukej të ishte një shkëmbim i fundit i mesazheve me tekst me ish-gruan e tij.

“Nuk do të flas më kurrë me ty”, i shkroi ai mamasë së katër fëmijëve, e cila u përgjigj: “Më the po. Kur ajo të jetë 18 vjeç, kalon në emër të saj. Prandaj mjaft.”

“I dërgova dokumentet që ajo të mos ishte në këngën e Diddy për ta mbrojtur atë,” vazhdoi ajo,dhe theksoi, “Një person duhet të regjistrojë markën!”

Kim u duk se i kujtoi reperit një marrëveshje që ata kishin bërë, që ajo do të regjistronte emrat e të gjithë fëmijëve të tyre, që “askush tjetër të mos i marrë.”

“Ndryshoje ose do të shkoj në luftë,” iu përgjigj Kanye. “Dhe asnjë prej nesh nuk do të dalë i paprekur nga pasojat publike.”

Share This Article
Leave a Comment