“Ka falsifikuar licencën”/ Tragjedia me 59 të vdekur, arrestohet ish-zyrtarja e ministrisë |

1 Min Read

Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës. Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Share This Article
Leave a Comment