Protesta e organizuar nga Sali Berisha kundër mbylljes së TikTok-ut në Shqipëri rezultoi e dështuar. Ndonëse mbështetësit e tij të pakët u përpoqën ta paraqisnin si një revoltë për “lirinë e fjalës”, pjesëmarrja e ulët dhe mungesa e kauzës e bënë atë të mos dukej serioze, por si një spektakël pa vlerë.
Një nga momentet më pikante të kësaj proteste ishte tallja publike e Gazment Bardhit, i cili e ndoqi atë në TikTok bashkë me Çim Pekën, duke shijuar një puro kubane.
Me një dozë ironie pas sigurimit të vetes në listë dhe lënia jashtë e atyre që u kishte premtuar, Bardhi shkroi: “Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë kundër mbylljes së TikTok-ut”, duke treguar absurditetin e protestës.
Protesta, në vend që të krijonte presion politik për çështjen e TikTok-ut, përfundoi si një shfaqje e një grupi të vogël mbështetësish, të cilët nuk arritën të ndikojnë në debatin publik.
Me talljen e Bardhit dhe indiferencën e shumicës, duket se kjo protestë ishte më shumë një përpjekje e dështuar për të mbajtur vëmendjen sesa një kauzë e vërtetë politike.