Kryeministri Edi Rama vijon me thumbat e ironitë e tij për koalicionin opozitar, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha. Këtë herë, postimi i tij në Facebook lidhet me kandidaturat e secilës parti për 11 Majin në Kavajë.
Duke e cilësuar “Aleanca për Kënetën Madhështore”, thotë se opozitarët i kanë lënë Kavajës “bufin”.
Postimi i plotë:
“Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD. Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma çoi me lutjen për ta postuar. Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030.