Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë të vogël (rreth 7-8 vjeç) se më 12 maj “gjyshi” do i hapë menjëherë aplikacionin.
Dhe këtë premtim Berisha e bëri para kamerave duke “harruar” që TikTok është një aplikacion i ndaluar për fëmijët nën moshën 13 vjeç.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të PD dhe këshillën e tij të fundit ndaj fëmijëve: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi.
“Mbroni fëmijët, thani kënetën. Me votë”,- bën thirrje Rama.
Këto premtime nga ana e Berishës janë qesharake, pasi jo vetëm që protesta ishte një dështim madhështor që s’u mbështet nga të rinjtë, por janë thirrje të çmendura për çdo prind që synon që fëmijët e tyre të edukohen dhe të studiojnë dhe jo të jenë pre e përmbajtjeve të rrezikshme në TikTok, si video me mesazhe dhune apo bullizmi.
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok pritet të vihet në zbatim brenda pak ditësh, ndërsa qeveria e ka bërë të qartë synimin e saj të vetëm për të mbrojtur fëmijët. Dhe nën vazhdën e këtij vendimi, qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.