Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor “MIDNIGHT”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe arrestuar dy shtetase, njëra prej të cilave ishte administratorja e një lokali, ndërsa tjetra ushtronte prostitucion kundrejt pagesës. Gjatë operacionit, u sekuestrua një shumë parash e dyshuar se ishte përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm, si dhe një dozë e dyshuar e kokainës.
Pas kontrollit, ndaj E. K. u gjet dhe sekuestrua një shumë parash dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Policia ka vazhduar punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.