Gjergj Nika prezanton planin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik: Jemi të vendosur të çlirojmë tregun, në mbështetje..

2 Min Read

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergj Nika, ka prezantuar planin ekonomik të kësaj force politike, duke theksuar angazhimin për një ekonomi të lirë tregu, taksa të ulëta dhe luftë kundër korrupsionit.

Sipas Nikës, reformat e propozuara synojnë rritjen ekonomike nga 5 deri në 8% dhe reduktimin e varfërisë me 50% brenda mandatit të parë. Plani përfshin vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të ardhurat personale dhe bizneset, eliminimin e taksave për bizneset e vogla deri në 14 milion lekë, si dhe uljen e detyrimeve ndaj pushtetit vendor në maksimum 1% të xhiros vjetore.

“Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë,” deklaroi Nika, duke shprehur besimin se ky model ekonomik do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Postimi i Gjergj Nikës:

Si forcë e djathtë, ne jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm përmes lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulta.
Me reformat strukturore, rikonceptimin e modelit ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit, ne synojmë një rritje ekonomike nga 5 deri në 8%.

Ne jemi të vendosur të çlirojmë tregun nga aktorët abuzive dhe klientët e korruptuar të qeverisë duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm.

Duke patur në thelb lirinë e tregut, taksat e ulta dhe mirëqeverisjen, ne synojmë uljen me 50% të varfërisë në fund të mandatit të parë.

Për këtë qëllim, ne zotohemi:

Shqipëria meriton më shumë!

Shqiptarët meritojnë më shumë!

Share This Article
Leave a Comment