Florentino Perez futet “all in” për qendërmbrojtësin më të kushtueshëm në Europë |

1 Min Read

William Saliba është objektivi kryesor i Real Madrid përm erkaton e verës. Pas problemeve të Eder Militaos dhe David Alabës me dëmtimet, Florentino Perez do të investojë fuqishëm për një qendërmbrojtës.

Vlera aktuale e Salibës është 80 deri në 100 mln euro dhe Arsenali nuk e lëshon për kollaj francezin, sepse ai është shtylla e skuadrës.

Gjithsesi, Real Madrid është gati të paguajë shifrën që do të kërkojë klubi londinez. Pavarësisht faktit që Saliba e ka ritheksuar përkushtimin e tij si lojtar i Arsenalit, në Madrid presin që ai të joshet nga ideja për të veshur fanellën e bardhë.

Share This Article
Leave a Comment