Fiorentina ka mposhtur 3-0 Juventus në javën e 29-të të Serie A, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e dytë radhazi në kampionat. Në “Artemio Franchi”, ishte një ndeshje pa histori, e drejtuar qysh nga fillimi me dy golat e shënuar nga Gosens në minutën e 16-të dhe Mandragora në minutën e 18-të. Reagimi i pritur i Juventus, pas humbjes 0-4 ndaj Atalantës, nuk erdhi, dhe në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe goli i tretë nga Gudmundsson me një goditje të fuqishme dhe të saktë nga kufiri i zonës. Juventus kalon në vendin e pestë pas Bologna-s, ndwrsa Thiago Motta rrezikon shkarkimin.
Lexo më tej: Juventus në krizë, Bonucci e fundos: “Një turp i madh! Nëse do të fitosh merr Conte”
Tani situata është vërtet e komplikuar. Pak për shkak të vendit të katërt të humbur, dhe pak për shkak të teknikut Thiago Motta, i cili në shtatë ditë ka humbur dy ndeshje vendimtare, ka marrë 7 gola pa shënuar asnjë, dhe e ka zbritur Juventus në vendin e pestë pas ish-ekipit të tij, Bologna, që pasdite mundi pastër Lazion. Tani hapen dy javë të gjata për trajnerin italo-brazilian, i cili, të paktën zyrtarisht dhe për momentin, vazhdon të ketë mbështetje nga klubi, që megjithatë mban të hapur mundësinë për të bërë vlerësime të pozicionit të tij në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, Fiorentina kalon Milan në renditje dhe kthehet në vendin e tetë, -1 nga vendi i fundit që jep kualifikim për në Europë.
Italy Serie A
Venezia 0-0 Napoli
Bologna 5-0 Lazio
AS Roma 1-0 Cagliari
Fiorentina 3-0 Juventus