DETAJE/ Zjarri në parkingun në Tiranë, digjet makina dhe motorri |

1 Min Read

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu parkingun e një pallati pasditen e sotme në rrugën “Gjik Kuqali” në kryeqytet.

Siç njofton policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve policore, si pasojë e flakëve, janë djegur një makinë dhe një motorr që ndodhej pranë.

Shërbimi i zjarrëfikëseve ka punuar intensivisht për shuarjen e flakëve, ndërsa u evakuuan edhe banorët e pallatit.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët e zjarrit parkingu i një pallati, policia evakuon banorët

 

Share This Article
Leave a Comment