Bien kambanat, zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (Emri)

3 Min Read

Ka përfunduar mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të vendosur për pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos.

Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, para se të njoftohet zyrtarisht edhe emri i pasuesit te Janullatos.

Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili e mbajti këtë post për 33 vite,  ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë.   Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

Kush është hirësia At Joani Pelushi, kreu i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë:

Fatmir Pelushi, i njohur tashmë si mitropoliti Joan apo At Joani ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën ‘Master of Divinity’. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Image

Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:

Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën ‘Ngjallja’, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del ne qarkullim revista ‘Tempulli’.

 

Share This Article
Leave a Comment