Cili është politikan më i mirë se Nard Ndoka? Kreu i Partisë Demokristiane, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në një studio televizive, gazetari e pyeti nëse është Berisha politikan më i mirë se ai, por Ndoka me nota humori tha “jo”.
Sipas tij Berisha ka bërë shumë gabime, ndërsa Ndoka jo. Ndërsa për Pandeli Majkon tha se është një politikan adoleshent.
Gazetaari: Po Majko?
Nard Ndoka: Majko është një politikan adoleshent, i papjekur, kështu ka mbetur. Është një fëmijë i qeshur gjithmonë.