BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut! |

1 Min Read

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për humbjen e shumë jetëve nga zjarri në Koçan, të plagosurve dhe disa personave të humbur.

Me anë të postimit, Presidenti Costa tregon mbështetjen e BE-së ndaj popullit maqedonas.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Mendimet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie. BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, thuhet në postim.

Share This Article
Leave a Comment