Zjarri i madh në Tragjas, rrezikohen shtëpi dhe biznese

1 Min Read

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas të Vlorës.

Sipas Klan News mësohet se zjarri ka përfshirë një hapësirë të gjerë tokë dhe po vijon përhapjen me shpejtësi për shkak të erës, gjithashtu po i afrohet edhe Orikumit.

Nga zjarri i Tragjasit janë djegur vreshta dhe ullishte ndërkohë rrezikohen shtëpi pushimi, biznese sezonale

Raportohet se shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe se banorët e Vlorës po ndihmonjnë në shurjen e flakëve.

Share This Article
Leave a Comment