Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët pylli i fshatit Tragjas

1 Min Read

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.

Deri më tani raportohet se janë djegur hapësira të konsiderueshme toke, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës siç mund të shihet edhe në videon e Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për neutralizimin e flakëve.

Share This Article
Leave a Comment