Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka konfirmuar Elezi.
Ndryshe, procesi i zgjedhjeve është cilësuar si demokratik dhe pa incidente.
Sipas rezultateve preliminare që kishte shpallur KQZ, LVV ishe radhitur partia e parë, PDK e dyta, dhe LDK e treta.