TIRANË – Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur këtë të shtunë mbi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I ftuar në News 24, Gjekmarkaj tha se në prag zgjedhjesh në PD ndjehet mungesa e Ervin Saliajit i cili ndodhet aktualisht në burg.
Gjekmarkaj shton se Salianji sipas tij është burgosur pa të drejtë dhe duhet të ishte kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit si drejtues politik, si një aset i PD-së. Gjekmarkaj shton për këtë se populli sipas tij do të hakmerret më 11 Maj.
“Mungesa e Salianjit, i cili është marrë peng nga padrejtësia dhe pushteti, ai duhet të ishte në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik, si një aset i PD-së. Populli shqiptar do të hakmerret edhe për padrejtësinë më 11 maj”, tha Gjekmarkaj.