Edhe pse pretendimi se PS është e vetmja forcë politikë që mund të integrojë vendin në BE u rrëzua nga Bashkimi Euriopian, Rama vijon ta përdorë si retorikë politike para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, vota masive për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, do të çojë në mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.
Ai ka pretenduar se ky hap do të ndihmojë në mbylljen e një historie të turpshme dhe do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe studiuar në vendet e Bashkimit Europian.
Rama ka shtuar se për të arritur këtë qëllim, PS ka nevojë për një mandat më të fortë se ato të mëparshmet, duke nënvizuar se një votë e bashkuar mund të çojë në realizimin e këtij plani, duke eliminuar diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe përmirësuar mundësitë për lëvizjen e lirë në Europë.