U vendos në listë të hapur, Tabaku: PD më ka menduar shumë të fortë

1 Min Read

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë.

Tabaku shprehet se Partia Demokratike ka vendosur këtë strategji pasi sipas saj kanë menduar se ajo është e fortë dhe mund të tërheqë votat. Ajo e quajti këtë lëvizje si strategjike që mund të sjellë efekt pozitiv në fushatën zgjedhore.

“Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale.”, tha tabaku në një intervistë në News 24.

Share This Article
Leave a Comment