Ndonëse kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëmë të letërsisë, njëri në poezi dhe tjetri në prozë, duke lartësuar kështu emrin e qytetit të tyre të lindjes, kjo është gjendja e shtatoreve të Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec.
Të ngritura në “Sheshin e trëndafilave”, përballë Liqenit të Ohrit dhe Malit të Thatë, që kanë shërbyer si frymëzim për ta, shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, pasi sipërfaqja e jashtme e tyre është gërryer nga shiu acid.
Kanë qenë pasardhësit e dy shkrimtarëve, ata të cilët ngritën shqetësimin për mosndërhyrjen e Bashkisë së Pogradecit për rikonstruksionin e shtatoreve.