Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë kaluar në leje me pagesë nga dita e sotme dhe fondet për dy shërbime të lajmeve amerikane që transmetonin regjimet autoritare u shkurtuan.
Kjo gjë ndodhi një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku vendosi shpërbërjen e shtatë agjencive federale që mbikëqyrin VOA dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.
Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, ndanë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota deri në një njoftim të dytë.
Emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe në sistemet e brendshme.