Rama kërkon të pengojë çdo hapësirë lirie |

1 Min Read

Në nisje të protestës së opozitës për mbylljen e TikTok, kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se kërkon pengojë çdo hapësirë lirie.

Më tej Bardhi thekson se akti i mbylljes së TikTok, ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj duhet të protestohet.

Është një protestë e thirrur nga të rinjtë dhe ka mbështetjen e partisë dhe të kryetarit. Akti i mbylljes ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj duhet të protestohet. Ne jemi në mbështetje të cdo të riu që lirinë e fjalës e ka marrë dhe nuk mund të censurohet.

Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve për të mos ardhur në votim. Edhe këtë herë ai kërkon të bëjë gjithçka për të mbyllur cdo hapësirë lirie që qytetarët të shprehen“, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a Comment