Milani ka mposhtur Comon me rezultatin 2-1. Fitorja erdhi me përmbysje, pasi kuqezinjtë e mbyllën në disavantazh 0-1 pjesën e parë.
Për fitoren menduan Pulisiç dhe Reijnder në 45 minutat e dyta. Kuqezinjtë e Konseisaos morën kështu 3 pikë mjaft të rëndësishme për moralin në vazhdim.
Milan renditet në vendin e shtatë me 47 pikë dhe synon një vend në Champions, ndërkohë që Como mbetet në vendin e 13-të.