Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha për protestën kundër mbylljes së TikTok.
Përmes një postimi në rrjete sociale shihen 3 bufa dhe në sfond është deklarata e Berishës për Tik Tok.
Teksa u pyet nga gazetarët se TikToku punon dhe pse nuk hyri live në aplikacion ditën e sotme, ai tha:
“Jo, sot ishte fjala e lirë, e kishte rinia fjalën….
Ishte proteste e të rinjve, ishte protesta e tyre, ju e patë. Isha thjesht një pjesëmarrës në të. Nga cilësia ky krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët u kthyen nga Pallati Presidencial dhe erdhën në sheshin e Qytetit Studenti dhe mbajtën fjalë nga më mbresëlënëset. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse, të rinjtë e fituan betejën e tyre.”